Bariu I Vogel

Ne per guva un u rrita
ne mjerim e varferi
here me buke e here pa buke
here me keca,here me dhi

Nene e babe un i kisha
kishin bere nje tufe femije
zgjedha me kish rene ne qafe
qysh i vogel cilimi

Ather vjeshtet ishin ndryshe
jo te thata si tani
ather binte shi me gjyma
frynte ere frynte stuhi

Un flija vetem ne stan
nen nje tend pasiguri
pyjet naten ulerinin
kisha ankth, kisha fobi

Kur ujt delte mbi fengjishte
e hidhja gunen ne kok
shtroesha permbi kacuba
mengjes delja si nje zog

Kur zinte acar i dimrit
binte shi perzier me bore
gunen se terhiqja dot
krraba me ngrinte ne dor

Ne pranver kur celnte gjethi
leshoja kopet me dhi
u varja zile kembore
pa dirigjent sinfoni

U rrita neper korie
guna me zinte ne toke
nga vetmia skisha frike
kur gumenin kisha shok

- poezi nga Qani Seferaj


- Poezia u dërgua nga Qani Seferaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  2