Tema: Poezi Për Flamurin

Flamuri

O moj Vlora heroine
Me 28 Nentor
Hapi portat shtro shtepine
Do te vine krushq e dasmor

Do te vine nga s'do te vine
Do te vine yjet qiellore
Ata qe bene historine
Me flamuj te kuq ne dore

Ismail Qemali do t'ju prije
Trim tribuni laberor
Ai qe sfidoi Turqine
Turgut pashet me tabore

Do t'vije Isa me kal te bardhe
Me Mitrovicen e gjithe Kosov
Shqiptaret e Malit te Zi
Presheva me gjithe Tetove

Shqiptaret e Camerise
Epirioti Albano safi
Do te vije diaspora
Zef Serembja me kalabri

Do t'dale Vlora do ti pres
Me iso polifoni
Do t'kendoje kenge zemre
Tu heq kapelen tu ngrej dolli

Me 28 Nentor
I gjithe kombi do t'vije
Do t'bashkohen rreth flamurit
Shqiptari per Shqiperi

- poezi nga Qani Seferaj


- Poezia u dërgua nga Qani Seferaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3 / Votuan:  2