A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shqipërinë

Krenar

Jam krenar qe jam shqiptar
Jam i cilter qelibar
Jam soj e jam fis
Jam bir i shqiperise
Jam ilirian autokton
Gjak iliri me pikon
Kam lindur ne vendin tim
Ne kto kodra mbi bregdhim
Ktu kam truall, ktu kam prak
Me therrasin peshtanak
Ktu kam lindur ktu jam rritur
As jam blere as jam shitur
Ktu kam djell ktu kam hene
Ktu kam bab e ktu kam nen
Ne kto bace me ulli
Ktu kam stergjysherit e mi
Ne kto rruge kto rrugica
Hengra mena e gorrica
Hengra dardh hengra fiq
Ktu kam shok e ktu kam miq
Gjith kto kodra kto brezare
S'kan luajtur s'jan tundur fare
Gjith kto kodra mbi jalli
I lan deti me veri
I rreh bresheri i rreh shiu
I rreh jugu e veriu
Jan te arta kan begram
Ne cdo koder istikam
Per karshi kan sazan
Semanin e llogaran
Gjith kto kodra kto bregore
Kan qen zjarr kan qen llogore
Ne per shekuj kan luftuar
Armet kurr si kan leshuar
Dhe ne luften per clirim
7 deshmor ka fshati im
Jam krenar qe jam shqiptar
Ktu kam fis e ktu kam far

- poezi nga Qani Seferaj


- Poezia u dërgua nga Qani Seferaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3 / Votuan:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019