A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Babain

Bariu I Fshatit

N'ato kroje n'ato korije
Bariu fyellit i bie
Me frym e me vershellim
I luan gishtat vrim me vrim
Krijon melodi me rim

Bariu i fshatit tim

Kur e shtron kopen nga zalli
Nga lirishta posht nga prralli
Neper brinja neper hije
Bariu fyellit i bie
Para con dashin per cor
I jep uj ne kalinor
Fyellin ka per metafor
Improvizon zile, kembor
Qent e kopes krah i rrine

Bariu i fshatit tim

N'ato gryka ato rreza
Darka e ze nga melleza
Ku ka bilbila felleza
Me yjet naten e gdhin

Bariu i fshatit tim

Kur dalin yjet mbas darke
Ja thot dardhes rrumbullake
Yjet vallet rrotullojn
Fyellin e bariut degjojn
Behet tap me frymezin
E gdhin gjer n' agim

Bariu i fshatit tim

Me fyellin i thot marines
Moj maro moj marin
Naten do ta gjej shtepin
Hap dritaren shpirti im
Ndigjoj tingujt po te vin
Me yjet sjellin magjin
Valsi te sjell lumturin

I thosh bariu fshatit tim

Yjet dalin lart mbi thenez
Mbi fshat bie e bardha henez
Fryn era fryn veriu
Fyellit i bie bariu
Vajzat dalin ne ballkon
Dridhen luajn me napolon
Gjith naten e gdhin
Rrotullohen me barin
Ne mengjes mbi bregdhim
Yjet bien vezullim
Dielli del plot shkeqim

Esht bariu i fshatit tim

*Kete poezi ia kushtoj te ndjerit babait tim. Kur ishte ne moshen e adoleshences ishte bari me dele. Stanin e kishte mbi thenez. Cdo nate i binte fyellit viliraqthi. Shoket e moshes se tij tregonin se nga tingujt e magjishem e fyellit, vajzat e nuset e reja dilnin ne ballkon

Dy vargje :
Esht Vejizi ato thonin
Magjin e fyellit ndigjonin

- poem written by Qani Seferaj


- Submitted by Qani Seferaj -

Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019