A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Sofra

Po ju fton sofra vlonjate
Pa bllok e pa llogari
Te soditni Lungomaren
Bregun, Jonin per miqesi

Vlora jone bregdetare
Eshte vertet nje bukuri
Eshte perle e shkuar perle
Eshte liman eshte jalli

Bulevardi Skele Vlore
Ku ka bota si ai
Shtruar me pllaka mermer
E lan deti me veri

Kudo parqe e lulishte
Rrepe, ilqez e selvi
Ngado kthehesh ka gjelberim
Dielli lart mbi koke te rri

Lokalet plot e perplot
Restorante,hoteleri
Vlonjatet jane mikpritesa
Te presin si ne shtepi

Mikun e cojne ne qoshe
Hane e pine ngrene dolli
Mish vici e peshk ne zgare
Me vere merlot e raki

Vloren e ka bere natyra
Me keto bregore ketu ne gji
Gjate dimrit te mban ngrohte
Veres te lan me veri

- poem written by Qani Seferaj


- Submitted by Qani Seferaj -

Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019