Bektash Muca

Te rriti nenokja
Posi lule maji
Te ushqeu me ninulla
Me shpirtin e saj

Dale nga dale u rrite
Si trimat me flete
U rrite lis me dege
Me ballin perpjete

Kur shkove ushtar
Te dha porosi
Te puthi ne ball
Te shtrengoi ne gji

Me dyzet e nenten
Plasi ne kufi
Luftove me grekun
Syngji per syngji

Qielli u ndez flak
Shkemb e gur u shkri
Aty re mbi flaket
Per nenen Shqiperi

Nena qe te nisi
Te priste ne shtepi
Ti u ktheve yll
Drite per liri

- poezi nga Qani Seferaj


- Poezia u dërgua nga Qani Seferaj -

Nuk ka akoma asnjë votë