A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Gruri

Gruri ne parcel
U be zerdeli
Pret autokombanjen
Ta korr e ta shi

Parcela tre pellembe
E ndare dy ne tri
Rreth e rrotull dierr
Sikur s'ka njeri

Fermeri e mbolli
Iku ne Greqi
Per ta shir si dihet
Nuk ka garanci

Grur kishte ateher
Kur isha une i ri
Plantacione pa mbarim
Gjere ne pafundesi

Ne c'do parcele lem
Gruri halezi
Lem i par per shtetin
I dyti ne mulli

Sot fushat e arta
S'kan prodhimtari
Hame miellin e serbit
Me myk perzier me lesh e li

- poezi nga Qani Seferaj


- Poezia u dërgua nga Qani Seferaj -

Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019