Tema: Poezi Për Gjuhën Shqipe

Gjuha

Gjuhen shqipe e shkruan martiret
Papa Kriston e Nevogani
E shkroi me gjak Dhaskal Todri
Qe te ndricohej vatani

E shkroi Samiu e Naimi
Sa e sa burra te tjere
I skaliten ABC-t
I ben libra u dhan vlere

Gjuha jone eshte e embel
Posi gota plot me vere
Eshte gjuhe e kombit tone
Na jep fame e na ben nder

Gjuha jone si kristali
Me sofizma e perzier
E ben elit gjuhetaret
E shoshiten hodhen ere

Shqiptaret sot jane shperndare
Neper bote si asnjehere
Gjuhen e nenes e harruan
Bilbilit i thon skifter

Boset tane biznesmen
Dyerve u ngriten qepen
Me fjale te huaja i pakezuan
Fjalet shqip i masakruan

Ky sistem nxori shkrimtar
Gjuhe shthurur e barbar
Shkrojne pa fund e pa ane
Po nuk jane gjuhetar

Gjuhen shqipe margaritar
E flet embel cdo shqiptar
Gjuhen tone duhet ta mbrojme
Me fjale shqip ta pasurojme

- poezi nga Qani Seferaj


- Poezia u dërgua nga Qani Seferaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1