A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Fieri

Fieri im i dashur
Sa je zbukuruar
Per ty digjem flak
Jam duke u perveluar

Per ty u rropata
Per ty kam punuar
Kam hapur themele
Pallate kam ndertuar

Ngrita Azotikun
Veper e modernizuat
TEC-in, rafinerin
Turbina kam leshuar

Aty une mesova
Aty jam shkolluar
U bera kimist
Banor i qyteteruar

Fieri im i ndritur
Ku nuk kam punuar
Ne Lalar, Lumar
Vjosen e kam cuar

Mbolla grur ne sheshez
Korra ne selit
Here shkoja te delet
Here shkoja te dhit

Shkoja nder brigada
Kudo are me are
Kur kish pune te renda
Isha vije e pare

Here te lisi i Banit
Here ne Ligovun
Here te haraxhit
Here ne Barrun

Ngrihesha me yjet
Gdhihesha ne cerven
Lart e posht kanalit
Me hap masja dhene

Punes ia fillova
Kur isha minoren
Puna kurre s'me lodhi
Djal mbeta leven

Sa per politik
Fieri im e di
Formulat e Maksit
Me djegin ne gji

Politika sot
E beri hari kiri
Ne sofer pjerdh i ati
Perjashta thot i biri

Per ty o vendi im
40 vjet punova
Malet i bera taraca
Fushat i kullova

Kur dola ne pension
I mjeri u shokova
Mora ca qindarka
Kurre nuk u ankova

Fieri im i dashur
Kudo vajta shkova
As me nje qytet
Kurre nuk te nderrova


Vlore 8 korrik 2019

- poezi nga Qani Seferaj


- Poezia u dërgua nga Qani Seferaj -

Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019