>
LETERSISHQIP

Tomi Edhe Xherri (Nr 4)

Tomi edhe Xherri
Dolen ne lendine
Luanin e kercenin
Kishin kenaqesine

Pas tyre shkoi keci
Nga dy u bene tre
Dridheshin perdridheshin
Plot gaz e hare

Pas kecit shkoi qengji
Nga tre u bene kater
Vallja ndizej prush
Si zjarri ne vater

Pas qengjit shkoi ketri
Nga kater u bene pese
Vallja midis shokeve
Zjarr e flak u ndez

Vallja u zgjerua
Hyri pularia
Tomi dirigjonte
Xherri ish regjia

Kendezi vezhgonte
Mbi nje dru te thate
Vallja nuk mbaronte
Kishte shkuar mesnate

Dhelpra kur ndegjoi
Ish nje rast i mire
Kishte kohe pa pend
Buzet pa lepire

Mori rrugen ngrehur
Dehjes i besonte
Do hynte ne valle
Me pulat do vallzonte

Kaposhi pendearte
Alarmin leshoi
Qe te gjithe ia mbathen
Orkestra pushoi

DËRGOI: