Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Për Fëmijët

Femijet E Qytetit Tim

Femijet e vegjel
Te qytetit tim
Jane e ardhmja e kombit
Do te na paraprijne

Do t'marin stafeten
Majat do t'arrin
Dielli do t'shkelqeje
Do t'ndryshojne njerezin

Prandaja o njerez
Kemi obligim
T'punojme nat e dit
Gjer ne vetmohim

Tu krijojme te ardhmen
Tu leme perparim
Tu leme dinjitetin
Paqen, harmonin

Ci duam gradacelat
Kur s'kane garancine
Tu leme pas gazmoren
Jo tmerrin e fobine

Femijet e vegjel
Te qytetit tim
Hedhin shtat cdo dite
Edhe ata ne mjerim

Ky sistem ndasish
S'po ben reflektim
T'krijoje politika
Pa diferencim

Per femijet e vegjel
Duhet ber gjithcka
Boten ta ndryshosh
Qe te flas per ta

- poezi nga Qani Seferaj


- Poezia u dërgua nga Qani Seferaj -

Nuk ka akoma asnjë votë



Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet