Më mbaj mend (për 1 muaj)

Druvari I Vogel

Druvari i vogel
Bashke me gjithe gomar
Bente dru ne pyll
I shiste ne pazar

Ngrihej qe me nate
Me sy te pa lare
Drut i ngarkonte
Shtrengonte litar

Rruges se gjate
Ecte i dremitur
Ishte djal i vogel
Fare i pa rritur

Kur zbriste ne qytet
Dielli kishte lere
Zonja e zotrinj
Delnin per te blere

Po nje dite nga ditet
Tregu e merziti
Nuk la rruge qyteti
Drut nuk i shiti

Dritat e qytetit
Djalit i vrane syte
Ecte mbi gomar
Ishte vet i dyte

Nata me gisht ne sy
Rrugen ia ngaterroi
Djali zuri te qaj
Erresira e hutoi

C'ke i thosh veshgjati
Ti je goxha cun
Shkojme ne shtepi
Rrugen e di une

Ate gjysem mesnate
Me yjet fjeti gjume
U be mbret i pyjeve
Te varferve u dha buke e pune

Sot druvari vogel
Po te ishte mbret
S'do t'kish flak ne pyje
Do t'lulezonte ky planet

- përrallë nga Qani Seferaj


- Poezia u dërgua nga Qani Seferaj -

Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet