Qani Seferaj Poezi
Qani Seferaj

Forca E Filozofise

O filozofia njerezore
O drite e o jete
O rruga e dijes, diturise
E fjales se vertete

Ti ja dhe energjine turbines
Qe ujt e ngrite perpjete
Satelitin ti e hodhe ne qiell
Qe te vezhgoje token e vet

Energjia qendronte e fshehur ne berthame
Kur u perzie ne epruvet
Rrezet Mari Kyrin e goditen
Qe bota te behej me internet

O filozofia njerezore
O drita e diellit mbi planet
Ti do ti sfidosh zig zaget e jetes
Qe shoqeria te zere vendin e vet

- Poezi nga Qani Seferaj


- U dërgua nga Qani Seferaj -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0