>
LETERSISHQIP

Enver Hoxha

Thonë se Enver Hoxha
Ishte diktator
Në krye të bllokut
Ishte perandor.

Ashtu thonë vërtet
Po thonë bajraktarët
Thonë Bashibozukët
Neofashistët, tradhëtarët.

Enver Hoxha ish
Ishte yll i pare
Bëri shtet të fortë
E njohu bota mbarë.

Bëri ura lidhëse
Lidhi miqësi
Me njëqind e pesë shtete
Bëri tregti.

Bujqësin e intesifikoi
Ngriti industri
Mbrojtjen e modernizoi
Popull e ushtri.

Fushat e Myzeqesë
I ktheu hambar
Instituti bujqësor
Prodhonte kultivar.

Celiku shqiptar
Ishte cilësor
Mjeshtri duar artë
Prodhoi traktorë.

Po qe sa për punë
S'ankohej njeri
Qytetari në uzinë
Fshatari në bujqësi.

Arsimi ishte falas
Ashtu në shëndetësi
Sunvencionte shteti
Nga fondet e tij.

Artit e kulturës
I kushtoi rëndësi
Ajo kohë e artë
Kurrë më s'do të vijë.

Borxhe kurrë nuk mori
S'mbeti borxhli
U mbështet te populli
Në forcat e tij.

Enver Hoxha ish
Yll i parë qiellor
Mbi gërmadhat e luftës
Bëri shtet ligjor.



(Botuan në Gazetën Dita. Dt.04/04/2022)

DËRGOI: