>
BIOSHQIP
Biografia
Qazim Menxhiqi ka lindur ne fshatin Lupq i Eperm komuna e Podujeves, i cili njihet per kenget e tij atdhetare, ai ka nje familje me tradit muzikore tipike shqiptare ky dhe vellau i tij Kompozitori i njohur artist i madh shqiptar qe ka krijuar Himnin e Flamurit te Kosoves Mehdi Menxhiqi njihet si nder kompozitoret e talentuar qe ka kryer studimet jashtvendi ne Poloni dhe me veprimtari te gjer si brenda dhe jasht vendit, kurse Qazim Menxhiqi me fillimin e luftes se viteve te fundit i eshte larguar muzikes per shkak te shpernguljes se tij ne Australi ku dhe jeton, mirpo gjithmon pushimet e tij i ben ne vendlindjen e tij.

Në vitin 1996, Qazim Menxhiqi publikon albumin "E Perjetshme Eshte Shqiperia".

Më datë 24 Shtator 2018, Qazim Menxhiqi publikon videoklipin "Kush Jem Ne". Muzika e këngës dhe teksti u punuan nga vetë Qazim Menxhiqi.

Më datë 13 Gusht 2019, Qazim Menxhiqi publikon videoklipin "Zemren Ta Fala". Kënga vjen e realizuar në të gjithë komponentët e saj nga vetë Qazim Menxhiqi. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Më datë 17 Maj 2021, Qazim Menxhiqi publikon videoklipin "Si M'ke Sytë M'i Ke Vetullat". Orkestrimi i këngës vjen i punuar nga vetë Qazim Menxhiqi.

Më datë 26 Gusht 2022, Qazim Menxhiqi publikon videoklipin "Refreni Në Prishtinë". Muzika e këngës është shkruar nga vetë Qazim Menxhiqi. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Më datë 4 Dhjetor 2022, Qazim Menxhiqi publikon videoklipin "Bukë E Kryp Në Vatër Tonë".