>
BIOSHQIP
Biografia
Është i lindur në Gjermani ku jetoi deri në moshën 4 vjeçare dhe pastaj kthehet ne Kosovë me familje që të vazhdoj jetën në atdheun e vetë. Shkollën Fillore dhe të Mesme i ka përfunduar në Prizren, dhe pastaj së bashku me familjen është zhvendosur në Slloveni në qytetin e Mariborit që të jetojë dhe të studioj. Që në moshën e fëmijërisë ka qenë i pasionuar pas muzikës, por për fatë që nuk ka punuar edhe aq shumë me vetvetën në lidhje me muzikë deri më tani. Ndodhi në gjysmën e fundit të vitit 2016, kur kishte filluar ti këndonte disa këngë apo thënë më shkurtë ˝COVERS˝, dhe pas publikimit të coverit "PA DASHNI" të këngëtarit Ylber Osmani, ishte pëlqyer shumë nga ndëgjuesit, dhe kështu që Qazim Morina u inspirua dhe u mbush më vullnet dhe të vazhdonte me ëndrrën e tij të lënë ne gjysmë, pra me Muzikën.

Më datën 11 Dhjetor 2017 lansoi këngën "Kuptojeni", një përpunim i një kënge nga gjuha greke i këngëtarit Nikos Vertis, të cilën tekstin në gjuhën shqipe e ka shënuar vetë.

Më datën 12 Janar 2018 lanson videoklipin ˝Ku i le premtimet˝, gjithashtu këngë e përpunuar nga gjuha greke, të cilën gjithashtu edhe tekstin e kësaj kënge shkruar vetë, por me ndihmën e dy shokëve të tij. Vlen të theksohët se kjo këngë është kënga e parë e lansuar nga Qazimi me video klip.

Më datë 16 Mars 2018, Qazim Morina publikon videoklipin e këngës së tij të tretë me titull "Koha", të cilën e ka punuar dhe orkestruar vetë edhe teksti është i shënuar nga vetë Qazimi.
DËRGOI: