>
LETERSISHQIP

Poezia

Një eufuri ndjenjash më kaploi
Menjëherë tek poezia mendja më shkoi
Ta filloj e ta shkruaj, ta bitis një herë e mirë
T'i shpalos mendimet në të lehtë, a të vështirë.

Dhe filloj nga vargu i parë diçka nuk shkonte,
Çdo ndjenjë çdo mendim diçka i turbullonte.
Vargu s'përshtatej nuk rimonte
Por përbrenda meje diçka po valonte.

Kishte rima në koken time
Ato kishin ndjenjat e zemrës sime
Ishte ashku i shpirtit time
Po shpresoja ta përfundoj deri në agim.

Dalëngadalë nisë e orientohem
Ndjenjat, mendimet pozicionohen
Dhe poezia e rimuar përfundoj
Vetë ajo me krenari ma pohoj.