>
LETERSISHQIP

Varg I Zbrazur

Varg i vdekur, i dërguar në amshim
Rimë e shkretë, e pakuptimtë deri në mbarim.
Një frymëzim i pambaruar
E në fletën e bardhë asgjë nuk është shkruar.

Strofa të paraprirura prej njëra-tjetrës
Asnjëra nuk e ka pjesën e së vërtetës
Një përshtatje tërësisht e hidhur
A mund ta di se ku në të vërtetë jam mbyllur?

A është dikush të ma thotë?
Pse vallë jam humbur në këtë botë?
Ku qëndron kjo dilemë shkatërruese?
Pse gjithëçka rreth meje është tunduese?

Provova t'i thërras mendjes sime
Pse gjithëmonë bëj gabime?
Pse nuk shkruaj dot një varg?
Që shkatërrohet sa herë mberrin në prag.

Heshtja e mendjes mu përgjigjë
Një copëz e jetës seç u ngjitë
Zëri u përpiq të më tregoj
Prej tij unë tani e kuptoj.

Nga muzgu e deri në agim
Nisë e mbaron vargu i shpirtit tim
Fjalë të rëndësishme të jetës
Varg i dhembshur i së shkretës.