>
LETERSISHQIP

Vargu Ka Jetë

Dhe ja ku po e nisë një varg plot jetë;
Që kaherë kam dëshirë ta hedh në fletë;
Me një laps të thjeshtë të shkruaj me mjeshtëri;
Ta shkruaj të bukurën fjalë pa hamendësi.

T'i përkushtohem këtij vargu me gjithë qenien time;
Të mos lë vend as edhe për më të vogla gabime;
Dhe fletën e bardhë ta shndërroj në hyri;
Se ajo nderohet kur në të shkruhen poezi.