Më mbaj mend (për 1 muaj)

Do Mërzitesh Edhe Ti

Krejt papritur mu kujtua poezia e Dritëroit,
"KUR TË JESH MËRZITUR SHUMË"
Çdo e imja ndjenjë për ty do të jetë buzë përoit.
Ti do mërzitesh e do më kërkosh edhe kur të jesh në gjumë.

Do qash njëkohësisht me qiellin në shi të rrufeshëm
Do dridhesh me erën dalëngadalë
Do kujtosh kohen kur ishe i pandjeshëm
Do rënkosh gjithë vuajtje se shpirti nga trupi s'do të të dalë

Do kërkosh per vete shpëtim tek vdekja
Por edhe ajo ty më nuk të do
Do të të lërë edhe ajo në këtë vuajtje që po ta ballafaqon jeta
Do më kërkosh mua atëherë por une më nuk të shoh.

Do provosh të ngrihesh në ato këmbë të mekura tashmë,
Do provosh te duash përsëri,
Por hipokrizia jote është ende aty siç ka qenë gjithnjë,
Do e shohësh edhe atë të shkretën me pabesi.

E do mërzitesh edhe ti si çdo i babëzitur tjetër
Se në dashuri kërkuat aq sa dot vet nuk dhatë
Ku në të shkretën kishit fjalë e jo vepër
Do vdesësh me egon tënde pakuptim dhe të thatë.

- poezi nga Qëndresa Mullabazi


Nuk ka akoma asnjë votë



Më shumë nga Qëndresa Mullabazi


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet