TEKSTESHQIP

Qendrim Krasniqi
Premtimi I Harruar
Lyrics

Prapë rri i zgjuar, dëgjoj një këngë

që më bën t'i them gjumit 'Ik mos më merr'
Unë rri i zgjuar, ajo larg meje flen...

Edhe një natë më kalon sikur njëmijë vjet,
kujtimet më thonë 'Mirëmëngjes',
dua ta takoj në ëndërr por ajo s'vjen...

Akoma i zgjuar, një melodi e njëjtë

më prek gjithmonë aty ku më dhemb
Unë rri i zgjuar, athu' ajo a flen?...

Në errësirë dëgjoj një emër, unë nuk besoj
'
Është emri yt', një zë më thotë
E ngushëlloj ngadalë vetëveten: ajo nuk më harron

Më mundon premtimi që u harrua diku në errësirë
Më pikëllon kujtimi i asaj nate pa hënë e me shi
Kur dëgjoj refrenin, këtë melodi që krijova për ty

Pëshpëris ngadalë me lotë në sy: larg je ti...