Rainer Maria Rilke Poezi
Rainer Maria Rilke

Pantera

Nga parakalimi i hekurave vështrimi i saj
është lodhur kaq shumë, sa s’mban më.
I duket se bota është një mijë hekura. Pastaj,
pas të një mijë hekurave, asgjë.

Ecje e butë me hap te fuqishëm ëndrre,
që rrotullohet në më të vegjlit rrathë,
është si valsi i forcës përreth asaj qëndre,
ku lëngon i mpirë një vullnet i madh.

Rrallë mjegull e syrit shpërbëhet e sosur.
E një pejsazh i hutuar bie aty në mes,
depërton qetësinë e muskujve të tendosur,
arrin deri në zemër edhe aty vdes.

- Poezi nga Rainer Maria Rilke



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0