>
LETERSISHQIP

Mëngjes Dimri

U ngrinë kroje e burime
Stërqokat mblidhen në një pellg.
Iu skuqën faqet mikes sime,
Plot gaz mendon për ndonjë rreng.
Na puth kjo dritë kaq e kthjellë
E diellit, dega nis kërcet.
Dhe gjer në gjak na futet thellë
Flladi i mëngjesit plot shëndet.