Rainer Maria Rilke Poezi
Rainer Maria Rilke

Kënga E Dvidit Para Saulit

Harpën time e dëgjon, o mbret,
Na degdisën udhëve ngaherë.
Yjet na përplasën këtë herë.
-Ndoshta jemi si shiu në pranverë
Që zbut tokën edhe lulen çel.
Vajza që akoma nuk i njeh
E që ndihen gra, më joshën mua.
Kundërmim i kurmit mollë e ftua.
Prapa dyersh plot me mall gjithnjë
I përgjojnë djemtë syfajkua.
Gjithçka ty të ktheu kënga ime,
Si i dehur zëri i saj nektar.
Nata jote, mbret, ah, nata jote,
Shkelet plot ëmbëlsi, pa brenga e lote.
Ty të jepen vajzat truplastar
Mundem të të ndjek nëpër kujtime,
Por ç´tel harpe këto fërgëllime
Epshi edhe malli mund t´i japë.


S´të mungon asgjë në këtë jetë,
Me këtë pushtet edhe fuqi
Mundet të më flakësh fare lehtë
Edhe harpën gjithë egërsi,
Të ma thyesh, më këmbim mos këtë.
Ajo ngjan porsi nje pemë e vjelur,
Ku mes degësh hesht pafundësia,
Si në ditët e së ardhmes hija
E një dite që ende s´ka çelur.
Mos më lërë qëtë flej më gjumë
Pranë harpës, por plot vrull e mall,
T´ia prek telat, pluhrin tua shkundë,
Dhe ç´do drithmë kurmi të ringjall!


Më kot rreh të fshehish ç´ndjen përbrenda,
Ty tani të tërin rob të kam.
Kënga ime s´di dredhi e dëngla,
Por sërish u bëmë ne kallkan.
Zemra ime e gjorë dhe hutimi,
Që të kapi varen nga zemërimi
Yt, o mbret.Këto çaste të rënda
Përmbi njërin do shpërthejë gjëma.
A s´e ndjen sa fort kemi ndryshuar?
Veten zap s´e bën më, mbret, tani.
Sikur njëri-tjetrin pa ngurruar.

- Poezi nga Rainer Maria Rilke



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0