Rainer Maria Rilke Poezi
Rainer Maria Rilke

Abishagina

Krahët e saj të njomë prej fëmije
Tek mbreti plak ia ngjeshi shërbëtorët.
Përmbi të dergjej ëmbëlsisht me orë,
E trembur pak nga rrudha pleqërie.
Dhe ndodhte pas asaj mjekrre të gjatë,
Të fshihej, kur këlthiste kukuvajka,
Pastaj dëshirat e frikën e ngratë
Si nën guaskë i mbështillte nata.
Dhe yjet fërgëllonin si kjo vajzë.
Aromë lulesh -dhoma e ngujuar.
Të tundej perdja priste në ç´do çast
Si shenjë me vështrim të përqëndruar.
Dhe duke mbetur tek ky plak i vrenjtur,
Që s´po i vinte çast i mbramë ende.
Mbi këtë trup të akullt si të vdekur
E virgjër dergjej dhe fare pa zë.
Mendonte i mërzitur mbreti plak
Për ditët që po rridhnin pa dëfrim,
Dhe përkujdesej për qenin leshtak,
Por sapo zbriste mbrëmja ndër lugina
Mbi të anohej lehtë Abashagina.
Jeta e tij, porsi një zall i shkretë,
Nën këtë gjoks të bukur e plot jetë.
Si njohës i ç´do hiri femëror,
Që të kuptonte se kish fare zor,
Që këtë buzë kuq si gjak
As dashuri e parë s´i kish çikur.
I blerti shpirt s´i çelte për një plak
E priste, mos i shkrepej sado pak
E fundit xixë, si qeni veshëngritur.

- Poezi nga Rainer Maria Rilke



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0