>
BIOSHQIP

Rajmond Prenaj Sjell Nje Kenge Ritmike Dhe Verore

13-07-2012
Pas këngës së bukur "Pa ty", këngëtari Rajmond Prenaj sapo ka realizuar këngën më të re që mban titullin "Një herë", dhe është një këngë tepër e përshtatshme verore me një ritëm të bukur të punuar nga Nexhat Mujovi Wirusi.

Për tekstin që ka një tematikë interesante është kujdesur Fatmir Muja. Kënga e re e artistit Prenaj do të jetë pjesë si audio në fillim në një kolazh me këngëtarët më të mirë të muzikës popullore.

Ndërsa mësuam se Rajmondi po mendon që kësaj kënge të vecantë ti realizoj edhe një video. Ju sigurojmë lexues të dashur se nëse e dëgjoni "Një herë" do ta dëgjoni gjithmonë dhe do ta bëni patjetër këtë këngë pjesë e hiteve tuaja të preferuara verore.
(Albavipnews)

Rajmond Prenaj Sjell Nje Kenge Ritmike Dhe Verore