>
LETERSISHQIP

Shkallët E Suksesit

Një pjesë e suksesit,
Janë përkrahësit,
Ata që të vlerësojnë,
Për vazhdimësi të shtyjnë.

Një pjesë e suksesit,
Është njerëzit,
Pa marr parasysh talentin,
Këta të japin vullnetin.

Ti përpiqesh më të mirën të bësh,
Me rezultate ti kënaqesh,
Vetë krenohesh,
Kur për mundin vlerësohesh.

Këto janë frymëzim i shtuar,
Përveç qëllimit që dikur,
Vetes ja ke kushtuar,
Disa fjalë të ashpra,
Ndonjëherë pa merituar.

Atë pikë referimin,
Dhe pikën kulmore,
Sa më shumë korr fitore,
Më tepër do të doje.

Më i madhi kritik,
Është vetvetja,
I thua vetes ik,
Kjo nuk është arritja.

Ik pa u ndal,
Puno pa kufij,
Kohën askush nuk ta fal,
Ec me hapa gjigand ti...