>
LETERSISHQIP

Botë E Trazuar

Sa qejf me veten të flas,
Askënd me fjalë nuk godas,
Thjesht veten vras,
Nga çdo mendim që i bie pas.

Ju qe me sollët në këtë ditë,
Flini se për ju, shumë qetë,
Lere nata të thotë, një të vërtetë
Që nga shpirti po buçet

Nëse më lëndon,
Për mua kujt i bëhet vonë,
Ju shijoni të ëmblin gjumë,
Unë rri e vetme zgjuar në dhomë.

Flisni kështu gjithmonë,
Por kujdes, mos po harron
Tashmë sytë, jo veç ngjyra shikojnë
Sot kjo mendje logjikon.