>
LETERSISHQIP

Çdo Ditë Lule E Re

Loti pikon,
Në faqe rrëzohet,
Shpirti kullon,
Vrer, e demoralizohet.

Jeta vazhdon...
Nëpër të shkuarën udhëtoj,
Me zemër e përshkroj,
Aty ku më, nuk mund të jetoj,
E mendja detaje më kujton,

Makina e së shkuarës,
Nuk ka të pushuar,
Çdo ditë, duhet rifreskuar,
Pasi të reja, në te janë shtuar.

Ndonjëherë shumë z'duhet menduar,
Përpara kemi një të ardhme,
Ajo duhet krijuar për të lulëzuar.