>
LETERSISHQIP

Fati I Bardhë

Ndonjëherë lodhesh,
Shumë mundohesh,
Diçka përpiqesh,
Në dritë të nxjerrësh.

Por e kotë që të mundohesh,
Ka raste asgjë në pah nuk del,
Sado sforcohesh,
Mbrapa me planin ngel.

Ka raste fati i bardhë troket,
Unë kështu e quaj,
Aq shumë më jepet,
Sa mundem një vepër të shkruaj.

Mundëm një pajisje të ndërtoj,
Një tjetër ta rregulloj,
Një dukuri ta analizoj,
Një popull ta impresionoj,
Dhe në fund pyes:
A jam unë kjo që po i realizoj?

Mos mendoni se fati i bardhë,
Shkon e vjen vetë,
Të bëhen gjërat perfekte,
Nuk është aspak e lehtë.

Të vij duke ndenjur,
Pa bërë asnjë lëvizje,
Nuk ka për të ndodhur,
As nuk merr pikënisje.