>
LETERSISHQIP

Vlerësim Me Stilolaps

Pak nga pak,
Rezerva e stilolapsit,
Konsumohet,
Sa më shumë përdoret,
Aq më shpejtë mbarohet.

Stilolapsa të vegjël,
Disa me madhësi më tepër,
Ka nga ata që punojnë si vegel,
E të tjerë që hidhen diku,
Nuk mbahen mend se ku.

Disa janë të destinuar,
Të punojnë për të zbukuruar,
Disa janë të plogeshtuar,
Ku nuk hyjnë në punë për të shkruar.

Disa me ngjyra,
Disa me xixa,
Disa bëjnë vija të holla,
Disa i bëjnë më të trasha.

Dhe konsumin,
E kanë të përcaktuar,
Disa mbarojnë,
Me një të shkruar.

Secili varet nga cilësia,
Ama vetë stilolapsi nuk kryen funksion,
Po rezerva që ka brenda,
Është ajo që e përcakton.

Disa shohin stilolapsin si paraqitje,
Ju pëlqen,
Te kasa e çojnë,
Menjëherë e blejnë.

Ndonjëherë nuk ka të thotë,
Çmimi që ai ka,
Ndoshta nuk është kompani e njohur,
As ai me i përdorur,
Por nëse me një schneider e krahason,
Nga njëri-tjetri nuk dallon.