>
LETERSISHQIP

Ndërgjegjësim Brezash

Femrën mos e ul,
Djemve mos ju jep më shum superioritet,
Për femrën rrënjët i shkul,
Nga ky mentalitet.

Pse ta besh mashkullin si më të aftë,
Pse vërtetë?
Pse vetëm djemtë janë të lirë,
Për vajzat çdo e drejtë e shtrembëruar, e fshirë.

Pse vetëm bilbilat e bukur?
Dallëndyshet me zell.,
Janë duke kënduar e fluturuar,
Pa dallim, në qiell.

Pse femra kur është qendra e pjellorisë,
Kur është mbështetja e madhe e fëmijës, burrit, shtëpisë,
Pse të ketë shumë të drejta të mohuara,
E ca te tjera fare të pashkruara.

E shkulni nga thellësia e mendjes o njerëz,
Këtë mentalitet,
Fshini ju këto mendime,
Por jo mbi femrën çdo të drejtë.