Tema: Poezi Për 28 Nëntorin
Kuq E Zi
Nëntori kuq e zi,
Ngre në këmbë një Shqipëri,
Për këtë pavarësi,
Të festohet 109 vjetori.
Ah moj Shqipëri,
Sa të duam nuk e di,
Për ty luftuan me trimëri,
Tërë kjo njerëzi.
Ismaili nga Stambolli ne Rumani,
Për ty o Shqiperi,
Për të të mos copëtuar,
Mos te marrin territorin e masakruar.
Patriotët Shqipetar,
Gjithë këta atdhetar,
Me Ismaili në vend të parë,
Te fuqitë e medha pavaresi për të marr.
Nga Durrësi për në Vlorë,
E ardhmja e Shqipërisë në dorë,
Me kuvendin delegatë,
Për pavarësinë ballë lartë.
Më 28 nëntor,
Ismaili në Vlorë,
Pavarësinë e shpalli.
Me flamurin në dorë.
- Poezi nga Rakela Sehitaj
- U dërgua nga Rakela004 -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Rakela Sehitaj
Komente 0