>
LETERSISHQIP

Edhe Fati Rrotullohet Si Toka

Muajt kaluan,
Nuk e di si shkuan,
Viti u ndërrua,
Jo në çdo shtëpi u festua.

Diku kjo festë krijoi harmoni,
Diku kjo ditë solli zi,
Diku ishin të sëmurë,
Viti i ri i gjeti aty ku merrnin kurë.

Gëzohuni për kohët që shëndet keni,
Gëzohuni për kohët që të gjithë familja jeni,
Gëzohuni se kohë më të bukura nuk gjeni.

Ju që gëzimi ju ka humbur,
Mos mendoni se kurrë nuk do jeni të lumtur,
Jeta ka edhe vështirësi,
Mos i prisni me përulësi,
Sot jam unë e lumtur e nesër ti.