>
LETERSISHQIP

Katrahur Mendimesh

Endem nëpër vizione,
Vizionet nuk janë të qarta,
Qartësia nuk arrihet me leksione,
As me mendimet e athta.

Athtësia nuk qëndron në shije,
Shija mendimit i bie,
Bie nga cilësia,
Kur dorëzohem nga fjalët e mija.