>
BIOSHQIP

Blero Afron Danin Dhe Shkurte Gashin Në Një Duet

01-04-2016
Një prej këngëtarëve më të dashur të publikut, Dani, do të lansojë së shpejti projektin e ri në bashkëpunim me Shkurte Gashin. Dyshen i ka bërë bashkë Blero në studion e tij Elephant, ku edhe po punohet kënga.

Telegrafi ka informacione të sigurta se kënga është në prag të finalizimit, pasi që dyshja kanë qëndruar në studiuo, duke parë që Shkurta ishte në Kosovë për sfilatën e Valdrin Sahitit.



Tekstin e projektit e ka shkruar Arsim Bunjaku, i cili po ashtu nga afër bashkë me Bleron kanë vëzhguar punën në këtë projekt. Mbetet të shihet se çka do të sjellë dyshja e njohur e zhanrit pop-folk, material që po sipas burimeve tona do të kompletohet me klip.
(Telegrafi)

Blero Afron Danin Dhe Shkurte Gashin Në Një Duet