>
BIOSHQIP

(1920-2008)

Biografia
Ramadan Sokoli lindi në qytetin e Shkodrës më 14 qershor të vitit 1920 në familjen patriotike dhe atdhetare të Sokolave. Arsimin fillor dhe të mesëm i kryen në qytetin e Shkodrës. Në vitet 1940-1944 kryen studimet e larta muzikore në Firence, Itali. Pas çlirimit të vendit kryen detyrën e pedagogut të Folklorit Muzikor Shqiptar në Liceun Artistik dhe Institutin e Lartë të Arteve, degë të cilën e krijoi ai vetë. Ai është një ndër figurat e shquara të kulturës kombëtare shqiptare, ai ka një fushë të gjërë veprimtarie, e cila përfshin atë pedagogjike, krijimtarinë muzikore dhe në fushën e etnomuzikologjisë, që merret me studimin e traditave tona etnokulturore". Në krijimtarinë muzikore, Ramadan Sokoli ka shkruar këngë për fëmijë, të rritur, si dhe pjesë instrumentale. Ai ka lënë këngë të bukura që, ndonëse kanë kaluar 6 dekada, ato këndohen edhe sot. Si "Lulja me erë", e cila në periudhën e luftës në Kosovë i është ndërruar teksi në patriotik, "Zanusha", "Turtullesha", ka shkruar shumë romanca dhe vepra pa fund instrumentale. Presidenti shqiptar Alfred Moisiu e ka nderuar me titullin e lartė "Mjeshtėr i Madh i Punės".