>
LETERSISHQIP

Gjyshja

Gjyshja ime e dashur, shumë të dua veprat e tua të mira nga mendja si heq dot, e dashura gjyshe ku je sot? Në qiellin blu, të pastër si lot e tu.Po të ishe këtu tani do ti tregoja sekretet e mia.Më ka marrë shumë malli sepse kemi 2 vjet që nuk shihemi.Për 2 muaj ti nuk flisje, nuk luaje me mua dhe këto gjëra më trishtonin shumë.Unë nuk të shoh ty por ti më sheh mua.Më shikon lotët që më rrjedhin pa pushim dhe e sheh zemrën time që po vuan.Çdo ditë kur shkojë në shkollë shoh qiellin dhe e krijojë fytyrën tënde.Kur kam pushim shikojë qiellin përmes dritares dhe i lutem Zotit të kujdeset për ty.E vetmja dhuratë që dua për Vitin e Ri është ta kthejë kohën mbrapa dhe të të shoh qoftë dhe njëherë të vetme.Për mua ti nuk ke vdekur sepse nuk të kam harruar.E si mund ta harrojë gjyshen time?Do të doja të ishe gjallë sepse zemrës sime i mungon diçka, ajo je ti.Këshillat dhe mirësitë tua më rrinë në mendje gjatë gjithë kohës.Unë e di që ti je në parajsë se e meriton atë vend prej sjelleve, bujarisë dhe mirësisë sate.