>
LETERSISHQIP

8 Marsi

Më 8 Mars,
Herët u zgjova,
Nënën e përqafova,
Ditëlindjen dhe festën,
Asaj ia urova.

I kërkova falje,
Sepse ndonjëherë,
E kam zemëruar,
Tani jam penduar.

Dhuratën më të mirë,
Ia dhurova,
Dhe i kujtova,
Sa shumë e dua,
Dhe sa e vlefshme,
Është për mua.