>
BIOSHQIP

Redon Makashi: Konkurrencë E Fortë Në “Kënga Magjike”

09-11-2012
23 vjet karrierë e gjatë në skenë, shumë hite dhe "mbreti" në fuqi i Festivalit të Këngës Magjike. Redon Makashi, ka qenë i ftuar në rubrikën "Pink Report", në emisionin Rreze Dielli ku ka folur për karrierën e tij në muzikë, çmimet dhe emocionet e mëdha që shoqërojnë gjithnjë artistin në skenë.

Do të dilte për herë të parë në vitin 1989, në festivalin e 28-të të RTSH-së me këngën "Zemra e çdo moshe", ku do të fitonte çmimin e dytë së bashku me këngëtaren Morena Reka dhe Bledar Sejkon, e për tu mos u shkëputur më prej skenës.

"Kemi patur shumë bërryla si në atë kohë edhe në këtë kohë", është shprehur Makashi, i cili pas viteve '90 do të krijonte edhe grupin "Arb". Me të cilin një vit më parë do të fitonte edhe çmimin e parë të Këngës Magjike, me këngën "Më ler të fle". "Çmimi i parë i Këngës Magjike është një kujtim shumë i bukur, pasi kam ndjerë shumë
edhe mbështetjen e kolegëve në këtë event",- ka thënë Redon Makashi.

Duke u ndalur tek ky edicion i KM, Makashi është shprehur se konkurrenca këtë vit është shumë e fortë. Ai ka veçuar emra si Aleksandër dhe Renis Gjoka, Rozana Radi, Alban Skënderaj, Pirro Çako, si pretendent të çmimit të madh, të cilin Redoni do ta dorëzoj në 10 nëntor në finalen e këtij spektakli. Ndërsa duke folur për këngëtarët e rinj, ai ka veçuar grupin Lynx, që sipas tij është i vetmi grup rroku në Shqipëri, që sjell punime cilësore.

Redon Makashi ka folur edhe për planet e tij muzikore, ku më shumë prioritet mbetet bashkëpunimi me Aleksandër Gjokën dhe Elton Dedën. "Tre musketierët" kanë në plan të sjellin në koncert recital në Pallatin e Kongreseve.
(Shqiptarja)

Redon Makashi: Konkurrencë E Fortë Në “Kënga Magjike”