>
BIOSHQIP

Redon Makashi, Zbulohet Historia Me Vajzën 30-Vjeçare Të Klipit ”ku Jam, Ku Je”

18-02-2013
Redon Makashi merr guximin te flase per dashurine e tij te re

Gati nje vit me pare, kur krisi lidhja 18-vjecare e kantautorit te njohur Redon Makashi me gazetaren Elda Koci, u publikua dhe klipi i tij romantik “Ku jam, ku je”. U fol atehere se vajza figurante ne klip, biondja simpatike nga Durresi, ishte arsyeja e problemeve te tij me gazetaren, por vete Redoni preferoi te mos fliste per ta lene situaten te qetesohej vetvetiu. Nga ana tjeter, vajza qe pame ne klipin e tij, e cila quhet Evi dhe eshte rreth te 30-ave, jeton ne Itali. Ndoshta dhe per kete arsye ajo fliste hapur per lidhjen e saj me Redonin, te perjetesuar pikerisht ne kete klip, ku ajo shfaqej protagoniste.

Evi gjithashtu u mesua me vone se nuk ishte thjesht figurantja, por edhe skenaristja dhe regjisorja e klipit, xhirimet e te cilit u bene ne Toskana. Klipi qe u publikua pranveren e kaluar, eshte marre nga albumi “Bota ime” i Makashit, nderkohe qe fotografia ka gjithashtu autore italiane qe jane Marco Martini dhe Giacomo Favilla. Albumi “Bota ime” duket se pati nje sukses te vecante dhe per karrieren e Redonit si artist, pasi u kurorezua me cmimin “Kult” ne maj 2012 si Albumi me i mire i vitit, dhe u ndoq me pas nga cmimi i videoklipit si “Interpretimi me i mire” ne evenimentin “Netet e Klipit” ne qershor. Por tashme qe ish-e dashura Elda Koci vendosi te shkruaje librin e jetes per lidhjen e gjate me Redonin, ky i fundit i ftuar ne nje emision muzikor ne “UTV news” pak dite me pare, ka pranuar te flase edhe per dashurine, per t’iu pershtatur edhe atmosferes se Shen Valentinit. Madje, pyetjes se gazetares se a ndihet i dashuruar, ai iu kunderpergjigj me: “Pyetja me e e sakte do te ishte si po ju shkon lidhja… Me pas pohoi: “Po, jam i dashuruar”, por pa permendur emer. Nga burimet tona kemi arritur te zbulojme lidhjen ne distance te Redonit me Evin, vajzen e klipit te tij te fundit. ”Dashuria eshte nje ndjenje e forte, te ciles une kam ditur si t’i kendoj. Ajo lind qe ne vogeli te ne dhe zgjat deri ne vdekje, qofte dashuri e deklaruar apo e fshehur, njesoj si te filmi ‘Titaniku’”, tha Redoni. “Une nuk kam dale ende ta pohoj me gojen time historine qe kam, por kur ta bej, do ta mbyll njehere e mire kete teme per mua, gjithsesi tani per tani e pranoj qe jam i dashuruar”. Me tej, pyetjes se nese kishte ne plan martesen me vajzen qe dashuron, Redoni iu pergjigj: “E rendesishme eshte te ndihem mire me personin ne fjale dhe, sa per martesen, ajo mbetet thjesht nje leter, nese nuk ndihesh ashtu si duhet”.

Evi e prezanton klipin si perjetesim te historise se tyre

Nga ana tjeter, ne profilin e saj ne faceboook, ka qene Evi ajo qe e ka prezantuar klipin “Ku jam, ku je”, si klipin e ndjenjes se tyre. “Surpriza e vitit, nje rruge e gjate plot dashuri, pasion, cmenduri, buzeqeshje, plot lot e dhembje, plot sakrifice. Kemi akoma dhe me shume rruge perpara per te shprehur ndjenjen tone”, shprehet ajo per kripin e tyre, duke e konsideruar “krijesen” e saj dhe te Redonit. Mikeshat e saj qe jane ne dijeni te plote te lidhjes se saj me kantautorin, i shkruajne: “Redoni eshte cun me fat, se ka ne krah nje muze te perkryer”, ndersa i urojne nje videoklip tjeter ku ajo te shfaqet me fustan te bardhe. Nuk dihet se kur ka vendosur ta hedhe vertet nje hap serioz ne jete kantautori 42-vjecar ne lidhje me te dashuren e tij aktuale.
(Panorama Plus)

Redon Makashi, Zbulohet Historia Me Vajzën 30-Vjeçare Të Klipit ”ku Jam, Ku Je”