>
BIOSHQIP
Biografia
Pianist klasik i skenës Shqiptare, ku numëron mbi 24 çmime të para edhe 25 koncerte kombëtare dhe ndërkombëtare. Fillesat si këngëtar i ka në 2016 me “The Voice of Albania” dhe numëron mbi 10 këngë në Youtube, duke krijuar kështu diskografinë e tij personale. Ka spikatur për publikun me bashkëpunimin me Irma Libohovën me këngën “Peng”, duke fituar edhe çmim tek “Netët e klipit Shqiptar”. Në vitin 2018 në drejtimin e regjisorit Ilir Bezhani vë në skenë musical show “Omletë” një One Man Show me sukses absolut. Rezident i emisioneve televizive si: “Këndo këngën time” dhe “E ardhmja është vajzë” si drejtues muzikor në “Klan Plus”. Rei është fitues i “Top Talent” në kategorinë prezantues, nisur nga kjo eksperimenton edhe si prezantues radiofonik në “Top Albania Radio” dhe më pas me emisionin me autorësinë e tij “M’gjes Show” në “Play Radio Albania”.

Në Tetor 2017, Rei Bezhani merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën "Enderr".

Më datë 1 Qershor 2018, Rei Bezhani publikon videoklipin "Kurore". Muzika e këngës u punua nga Eriona Rushiti, ndërsa për orkestrimin u kujdes Enis Mullaj.

Më datë 29 Mars 2019, Irma Libohova publikon videoklipin "Peng", në bashkëpunim me Rei Bezhanin. Muzika e këngës u punua nga Enis Mullaj, teksti u shkrua nga Eriona Rushiti & Irma Libohova, ndërsa për orkestrimin u kujdes Enis Mullaj. Videoklipi u prodhua nga kompania Foxesfilm.

Në Maj 2019, Irma Libohova merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 19 me këngën "Peng", në bashkëpunim me Rei Bezhani.

Më datë 29 Korrik 2020, Rei Bezhani publikon videoklipin "Flake". Muzika e këngës u punua nga Rei Bezhani, ndërsa teksti u shkrua nga Florian Zyka. Produksioni audio u realizua nga Enis Mullaj.

Më datë 20 Prill 2021, Rei publikon videoklipin "E Imja". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Eriona Rushiti. Produksioni audio u realizua nga Enis Mullaj. Me këtë këngë, Rei merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 21 në vitin 2021.

Në Korrik 2021, Rei Bezhani merr pjesë në Zambaku I Prizrenit me këngën "Dashni E Rrallë".

Në Shtator 2022, Rei Bezhani merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Magnet".