>
BIOSHQIP
Biografia
Ka ditë që nëpër pub-et e kryeqendrës sonë shihet një e re, e cila mbushë lokalet plot me mysafirë. Vijnë aty për të parë,për të dëgjuar e kënaqur me tinguj, këngë e muzikë të vjetër qytetare. Gjithë këtë harmonizim të tingujve me zë brilant e krijon e reja me emrin Rema Canolli. Rema ka lindur dhe jeton në Prishtinë. Pos zërit me të cilin të pushton ajo ka edhe performancën për tu krijuar një imazh i dashur i skenës sonë muzikore. Se çka e ka nxitur, motivon,që një e re me moshë si kjo, të merret me muzikë e këngë të vjetra popullore e qytetare, këngëtarja thotë: "E vërteta se unë jam marrë edhe me zhanër tjetër,por duke i dëgjuar shpesh këngët e vjetra qytetare, më lindi pos dashurisë për to edhe idea që të përkushtohem e tëra në këtë zhanër dhe pse jo të këndoj edhe nëpër pub-atu ku janë edhe të rinjtë, moshatarët e mi që të mësohen me këngë e muzikë që i flenë shpirtit. Mëkat i madh,thotë ajo. të harrohen këngët e këtij melosi, që burojnë nga folklori ynë shumë i begatshëm dhe i veçantë në botë".

Më datë 31 Janar 2011, Proofil & Durrki publikojnë videoklipin "Oh Yess", në bashkëpunim me Rema Canolli. Videoklipi u prodhua nga Envinion.

Në Qershor 2011, Profil & Durrek merr pjesë në Top Fest 8 me këngën "Oh Yes", në bashkëpunim me Rema Canolli.

Më datë 3 Shtator 2015, Rema Canolli publikon videoklipin "Mos Trazo".

Më datë 27 Qershor 2017, Skivi publikon videoklipin "Hajnekena", në bashkëpunim me Rema Canolli.

Më datë 19 Shkurt 2020, Rema Canolli publikon videoklipin "Ndjenjë". Teksti i këngës u shkrua nga Nesko.