>
BIOSHQIP

Remzie Osmani: Jam Gjithmonë Aty Ku Ka Nevojë Dhe Më Kërkon Populli Im

28-05-2015
Prej ditës së parë që ka dalur në skenë, asaj i është dalluar shpirti i saj i pasur me dashuri dhe humanitet ndaj kombit. Remzie Osmani me talentin e saj ka hyrë në zemrën e mbarë popullit shqiptar, të cilët atë e kanë vënë në mesin e e atyre artistëve që jetën e tyre ia kushtuan artit dhe kulturës shqiptare. Humanizmin e Remzies e vërteton pjesëmarrja e saj në qindra e mijëra koncerte humanitare në mbarë viset shqipfolëse. Vetëm këtë javë ajo ka marrë pjesë në dy koncerte humanitare, në Gjakovë, për Artiona Bobin dhe në koncertin e organizuar për t'u dalur në ndihmë familjeve kumanovare. Remzija thekson për revistën tonë se gjithmonë ka kontribuuar në nevojat e kombit të vet, për të cilën është krenare. Bujarinë dhe zemërgjërësinë e saj e shprehin dhe kolegët e saj, të cilët e respektojnë dhe e nderojnë veçanërisht.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Remzie Osmani: Jam Gjithmonë Aty Ku Ka Nevojë Dhe Më Kërkon Populli Im