>
BIOSHQIP

Mega Event Me Remzien Dhe Nexhatin Ne Zvicër

20-12-2013
Një super spektakël është menduar të vijë në mbrëmjen e 25 Dhjetorit për festën e Krishlindjeve e cila do të mbahet për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër dhe përrreth në Aadorf TG. Kompania e organizimeve ‘Mega Event’ ka menduar të sjellë disa artistë shumë të njohur sic janë Remzie dhe Nexhan Osmani për të argëtuar të pranishmit të cilët kanë nisur që tani të rezervojnë vendet. Ne mësojmë se do të ketë edhe këngëtarë të tjerë të cilët do të marrin pjesë në këtë shoë sic janë ylli Mark Marku, këngëtarja simpatike Albina Ratkoceri, dhe këngëtari i ri Pjetër Delija. Ky event mban firmën e organizatorit shumë serioz e të suksesshëm në Diasporë, Robert Ukaj, e ai ka menduar që këtë mbrëmje ta moderojë bukur gazetari i njohur Maksim Gjokaj-Maksi, dhe shoë do të nisë në orën 20:00 ku janë parashikuar shumë surpriza për të pranishmit si dhe argëtim pa fund.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Mega Event Me Remzien Dhe Nexhatin Ne Zvicër