>
BIOSHQIP

Remzie Osmani: “Jemi Përgatitur Shumë Për Festat”

01-01-2014
Këngëtaret mendojnë se paraqitje nëpër emisione të fund vitit sa është e lodhshme njëjtën kohë është edhe relaksuese duke shtuar se në këto xhirime takohen kolegët në mes veti.

“Ne jemi përgatitur bukur shumë, kemi pasur shumë incizime dhe sonte jemi të ftuar në ‘Oxygen’ dhe gjithçka do të shkoj gjallë dhe me pak prova sonte do ta shohim si do të dalim”, tha Remzie Osmani.

Ndërkaq, përveç projekteve, këngëtaret një kujdes të veçantë i kanë kushtuar edhe veshjeve, madje ato thonë se përgatitjet për tu paraqitur me një veshje sa më mirë kanë nisur që disa muaj. “Po mundohem që së pari modelin të gjej vetë e mandej modelin që e pëlqej e qepi të kreatorja ime si gjithmonë”, thotë Osmani.



Remzija nuk e mohon faktin se pikërisht kur bëhet fjalë për këngëtare, çmimet për këto veshje fryhen nga ana e kreatorëve. Sipas Remzijes sa të lodhshme aq edhe të mira dhe relaksuese janë xhirimet e programeve festive, sepse në këto xhirime takohen kolegët në mes vetes.

“Xhirimet përveç lodhjes të sjellin edhe kënaqësi ngase takohemi me kolege që na bie thuajse vetëm në xhirime të takohemi, sepse tash koncertet dhe dasmat janë bërë më shumë në mënyrë individuale dhe shumë rrallë shihemi”, shton ajo. Gjatë këtij viti Remzia nuk do të jetë prezent në shumë programe festive për shkak të kohës së kufizuar që ka pasur. “Sivjet nuk kam dashur të marrë pjesë në të gjitha vendet ku kam qenë e ftuar sepse sinqerisht janë bërë shumë televizione private dhe emisione sa që vështirë të arrihen të gjitha”, shprehet në fund ajo.
(Zëri)