>
BIOSHQIP

Remzie Osmani, Në Treg Me Një Këngë Krejt Ndryshe

23-01-2014
Këngëtarja e njohur Remzie Osmani përveç të rejave rreth botës së artit, ajo ka treguar për Tribuna se është në kërkim të një talenti të ri i cili do të shpërblehet me një dhuratë modeste dhe inkurajim për t’i hyrë muzikës. Ndër të tjera këngëtarja ka treguar edhe gatishmërinë për të ndihmuar financiarisht familjet që kanë nevoja e për të sëmurët që kanë nevojë për ndihmë.

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Remzie Osmani ka bërë të ditur se së shpejti do të vijë në treg me një këngë krejt ndryshe.

“Jam duke punuar në një këngë të re. Një këngë baladë, më moderne do të thosha. Është diçka ndryshe nga të gjitha këngët e mija të deritashme. Mendoj menjëherë të ja bëj klipin dhe ta lansoj sepse është tamam këngë dimërore më e lehtë, më e dhimbshme”, ka thënë këngëtarja në fillim të bisedës, ndërsa ka treguar se bashkëpunimet nuk janë në planet e saj tani për tani.

“Njëherë për njëherë nuk do të kem bashkëpunime edhe pse vërtet kam shumë ftesa nga kolegët. Ndoshta më vonë tani për tani nuk kam në plan ndonjë bashkëpunim”.

‘Dhuratë simbolike për më të mirin’

E pos të rejave për të cilat këngëtarja ka treguar, ajo ditë më parë ka hapur një garë mes të rinjsh të cilët do të dërgojnë incizimet e tyre demo të një kënge të Remzies. Ndërsa fituesi i kësaj gare do të shpërblehet nga këngëtarja.

“E kam bërë një lloj loje. Kush do ta këndoj refrenin tim tmë së miri do të fitoj dhuratë nga unë. Këtë e kam bërë të ju tregoj të drejtën të shoh ndoshta del ndonjë talent i mirë të cilin unë do të mundja ndoshta ta ndihmoja, ta inkurajoja që të depërtojë në skenë. Pse mos ta bëj këtë nëse kam mundësi, ka shumë të rinj që kanë talent por e kanë vështir të depërtojnë për shkak të kushteve apo ndonjë problemi tjetër”, ka shpjeguar ajo. Ndërkaq ajo ka shtuar se deri tani janë paraqitur rreth 15 veta. “I kanë dërguar deri tani 15 veta zërat. Shumë mirë po shkon, normal pres edhe të tjerë”. Kurse sa i përket dhuratave që ata do të marrin nga këngëtarja, ajo ka thënë. “I kam ndarë edhe dhuratat që do ju jap zërit më të mirë. Nëse fiton vajzë do ja jap një fustan timin e nëse fiton djalë atëherë do ja dhurojë ndonjë pikturë timen”.

Fton për ndihmë

Ndryshe përveç se mundohet të ndihmojë të rinjtë që kanë talent në muzikë, Osmani shprehet e gatshme edhe për të ndihmuar familjet në nevoja të ndryshme. Së fundmi kemi parë që këngëtarja e ka postuar një foto të një djaloshi i cili vuan nga leukimija e që ajo nuk ka hezituar që përmes rrjetit social ‘Facebook’ të kërkoj ndihmë për shërimin e tij.

“Mundohem gjithmonë të ndihmojë jo vetëm në këtë rast, por shumë raste tjera që i shoh nëpër ‘Facebook’ dhe e shoh që janë serioz jam e gatshme të ndihmoj. Po them serioz sepse e dimë që kohëve të fundit po hasim në shumë raste që nuk kanë nevojë të vërtetë, më ka ndodhur shumë herë edhe të më gënjejnë.

Mirëpo ku ma merr mendja që kanë vërtete nevojë për ndihmë gjithmonë jam e gatshme”. Ajo ka shtuar se një gjë të tillë e ka kërkuar edhe nga fansat e saj. “Mundohem që edhe në ‘Facebook’ t’i postoj, pasi që i kam afër 300 mijë miq aty dhe shpresoj që ndoshta dikush që e sheh dhe ka nevojë mbase i ndihmon”.
(Nita Brisku)

Remzie Osmani, Në Treg Me Një Këngë Krejt Ndryshe