>
BIOSHQIP

Nesër Klipi I Baladës Së Re Nga Remzie Osmani

04-06-2014
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, ka paralajmëruar se së shpejti në treg do të dalë kënga dhe klipi i saj më i ri.

E siç po praktikojnë të gjithë edhe Remzija lajmin e ka bërë të ditur përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ku ka lënë mbishkrimin.

“Me 5 qershor do të jetë gati për transmetim, klipi më i ri. Shpresoj se do ju pëlqej”, ka shkruar këngëtarja. Më parë, Remzija ka treguar se këtë sezon nuk e ka në plan të vijë me ndonjë bashkëpunim, por ka premtuar se do të ketë shumë risi nga ajo.

“Kam realizuar një këngë të re. Këngën edhe videoklipin i kom përfunduar. Kënga është baladë dhe titulli i këngës është ‘Edhe një natë pa ty’. Kam bashkëpunuar me Arsim Bunjakun i cili e ka shkruar tekstin dhe ka bërë melodinë. Virusi e ka bërë arnazhmanin ndërsa videoklipin e ka punuar me Max Production.”, ka thënë këngëtarja, duke treguar që në planet e saj është edhe një bashkëpunim i cili pritet të realizohet gjatë verës.

Ndryshe këngëtarja ka theksuar se është vazhdimisht e angazhuar nëpër mbrëmje muzikore e ahengje familjare.


Nesër Klipi I Baladës Së Re Nga Remzie Osmani