TEKSTESHQIP

Remzije Osmani
Gjëma E Tokës
Lyrics

1.
Ç'ke o tokë që gjëmon?
Gjaku i djemve peshë të çon
Gjak shqiptari mjaft ke pi
o tokë a nuk je ngi?

Pse veç neve na robnon
egërsirat i afron
hapi krahët na përqafo
oj Kosovë pse s'na del zot?

2.
Tokë o nënë pse rënkon
gjak shqiptari më s'durojmë
edhe ne jemi njerëz
a na kupton?

Na ke humbë e na ke tretë
Nanë Kosovë si s'të vjen keq
jemi t'tutë, s'ke ku na çon
oj Kosovë pse s'na del zot?

3.
Humbe fëmi, humbe rini
N'gji e mban egërsinë
toka jote plot pasuri
e unë marr botën n'sy

Mblidhi fëmijët kah i ke
ta gëzojmë një jetë të re
se shqiptari të nderon
oj Kosovë me gjak të mbron

DËRGOI: