TEKSTESHQIP

Remzije Osmani
Jam Kosova Sokoleshë
Lyrics

1.
Oj Kosovë o, si e ndin vetin
kurr ma keq vetin s'e ndij
kur të huajt në shpi sundojnë
zemrat tona nuk këndojnë, se duan liri

kurr ma keq vetin s'e ndij
kur të huajt në shpi sundojnë
zemrat tona nuk këndojnë, se duan liri

Oj Kosovë fort po qëndron
Moj e bukura e dheut
se ndër dej ke gjak që vlon
gjak Skënderbeu

2.
oj Evropë moj, si na ndave?
Si t'jetonë nji trup i ndamë
ti që i ndave çoji n'kamë
se Kosovë e Shqipëri janë nanë e bijë

Si t'jetonë nji trup i ndamë
ti që i ndave çoji n'kamë
se Kosovë e Shqipëri janë nanë e bijë

Zani i shqipes shungullon
nëpër botë kudo ushton
me Kosovën s'kemi t'ndarë
jemi shqiptarë

oj Serbi, ujku i zi,
mos kërko me mua me u ndeshë
jam Kosova sokoleshë

hej, një mirë dije bota mbarë
jemi gjaku shqipëtar!

DËRGOI: